Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klientelizmi politik
English

Klientelizmi politik

Klima ndaj biznesit po shtrëngohet, duke e orientuar drejt klientelizmit politik, në të kundërt është i detyruar të falimentojë. Dhe për këtë ka fakte plot, që nga mënyra e përgatitjes së dokumenteve të tenderit, deri tek shpallja e fituesit

Gjovalin Kadeli*

Jemi sot pas një viti me të njëjtat kërkesa për të njëjtat arsye por me 2 ndryshime të mëdha:

Së pari, është se çfarë ne kemi kërkuar që prej një viti sot ua kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

Së dyti, është se u keni borxh shqiptarëve një vit të humbur larg integrimit edhe të fundit në rajon për lëvizjen e lirë.

Rezoluta e Parlamentit Europian në amendamentet e saj shprehet shumë qartë lidhur me nevojën urgjente të zgjidhjes së krizës politike dhe konkretisht në amendamentin e parë në pikën 3, shprehet konkretisht:

Shpreson, që qeveria shqiptare dhe opozita të kuptojnë mirë që tejkalimi i kundërshtimeve aktuale politike është vendimtare për progresin e integrimit europian të vendit dhe për promovimin e aspiratave Europiane të qytetarëve shqiptarë: përsërit konkluzionin e takimit të Këshillit të Politikës së Jashtme të 17 qershorit 2010 se është koha e duhur të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale politike mbi baza që do t’i qëndrojnë testit të kohës dhe se është përgjegjësia e qeverisë së bashku me opozitën të gjejnë menjëherë, në mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të Kushtetutës Shqiptare, zgjidhjet dhe rrugët përpara të cilat do kërkohen për vendin në rrugën e vet drejt BE.

Ne deri tani nuk kemi vuajtur nga sinjalet apo kërkesat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve, por nga leximi i njëanshëm dhe kuptimi jo i qartë i kërkesave të tyre me qëllim zvarritjen e transparencës të cilës ju i trembeni shumë. Po kështu është shprehur qartë edhe në amendamentin e dytë pika 4 a ku qartëson mbi ngritjen e komisionit si më poshtë:

4. a. (i ri) Konsideron se marrëveshja bazë për ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e procedurave të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 – me kryetar dhe shumicë të anëtarëve nga opozita dhe me një mandat për të hetuar materialet zgjedhore – duhet të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur; insiston se ky komision duhet të prezantojë konkluzionet e veta në kohën e duhur për t’i mundësuar Parlamentit të miratojë legjislacionin e ri sa më përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe rajonale bazuar në konstatimet e këtij komisioni hetimor dhe në propozimet e bëra nga OSBE/ODIHR.

Sa herë situata shkon drejt zgjidhjes në pamje të parë, gjithmonë del një ngërç i vogël i sajuar nga vegla qorre të qëllimshme që rrinë strukur se kur do marrin komandën e radhës. Pardje kryetari i KQZ, z. Ristani na kujtoi ligjin të cilin e ka shkelur i pari, ku me shkeljen e tij të ligjit në komisionin zgjedhor e çoi vendin në këtë situatë ku sot na thotë se do djeg fletët e votimit. Po të drejtohem së pari si qytetar: nuk të lejoj zotëri zyrtar përgjegjës për këtë situatë të djegësh provën e krimit që ke bërë, dhe si deputet i opozitës të them: tymnaja juaj është vjetruar, kur ta mendoni të digjni gjithçka në këtë vend digjni edhe kutitë e votimit.

***

Me sa duket me dhimbje, por po e pranoni dalëngadalë se ne kemi të drejtë dhe se duhet të realizohet transparenca e zgjedhjeve. Ajo që mund tu them sot është se, mos e vononi këtë popull në rrugën e tij që aspiron prej vitesh, sepse një vit që humbëm ishte shumë.

Ju zotërinj keni premtuar fushatë pas fushate në qarkun e Lezhës shumë investime, nga të cilat keni realizuar 10 % të tyre, por kryesorja është premtimi juaj për furnizimin me ujë të pijshëm.

Shkoni sot në Shëngjinin turistik a furnizohet me ujë apo vazhdon odiseja e vjetër e autoboteve që të zënë rrugën. Po kështu rruga kryesore e premtuar nga ju edhe në fushatën e fundit të 2009 është më keq se me përpara. Por nuk ka si të ndodhë ndryshe në këtë zonë turistike, kur kryetari i komunës është larguar në drejtim të paditur që prej 3 vitesh.

Po u desh një vulë apo firmë në atë komunë, njërën e gjen në shtëpi të nënkryetarit dhe tjetrën në klubin më të afërt. Po kështu në lagjen kodër-marlekaj, sot Nënë Tereza, vazhdon të vuajë mungesën e ujit të pijshëm për shkak të nxitimit të bërjes së investimit për fushatë duke përdorur një projekt të qarkut Elbasan gjoja të ngjashëm me terrenin në Lezhë.

Edhe kur ky ujësjellës të funksionojë përsëri 30 % e banorëve do të jenë pa ujë për shkak të vendosjes së depos më poshtë se sa duhej. Banorët e këtyre zonave janë mësuar të presin dhe janë të detyruar të presin, por deri kur do të ndodhë kjo që të mos mashtrohen më në prag zgjedhjesh.

***

Duke qenë krenar për vendin tim të origjinës për Mirditën, nuk mund të hesht përpara denigrimit që po i bëni asaj zone të nderuar qeveritar. Së pari nëse nisesh të udhëtosh nga Tirana për në Mirditë e më tej në Kukës a Morinë, do të konstatosh një fakt të rëndë pasi është “fshirë si me magji” fjala dhe emri Mirditë, një emër që ka historinë e lashtë që nis me PIRUSTËT duke u mbijetuar me stoicizëm të pa shoq 500 viteve të pushtimit nga otomanët, austro-hungarezët, zogollianët, komunizmit, pse jo edhe post-komunizmit.

Si mund të orientohet një kalimtar që niset nga Tirana apo Durrësi që i duhet të shkojë në Mirditë, ku nuk ka asnjë tabelë me mbishkrimet Mirditë, Rrëshen apo Rubik, nga duhet të orientohet kalimtari që udhëton me mjetin e tij. Me të pyetur?

Si ka mundësi një fakt i tillë nuk u ka rënë në sy supervizorëve të kësaj rruge apo drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Por e kanë mendjen gjetiu, tek klientët e tyre që po përgatisin për mirëmbajtjen e rrugëve duke stisur kontrolle false me qëllim shmangien nga tenderimet e mëvonshme. Por një situatë e tillë bëhet edhe më dyshuese, nëse me urdhra administrativë nuk do të ishin larguar të gjitha institucionet nga Mirdita, ndërkohë që përgatitet në mënyrë të heshtur edhe largimi i spitalit.

Tashmë mjekët e spitalit të Rrëshenit edhe pse rrogën e marrin në këtë spital, çdo ditë në orët e parë të mëngjesit udhëtojnë për të punuar në spitalin e Lezhës. Edhe këtu këta mjekë të nderuar janë të mirëpritur, por urdhrat administrativë bëjnë që spitali i Rrëshenit të shkojë drejt shuarjes totale.

Është e pa falshme që tashmë në Mirditë nuk ndodhet asnjë vulë shtetërore, dhe për një më të thjeshtën mirditorët detyrohen që nga zonat e tyre të largëta të udhëtojnë me hir apo pa hir për në Lezhë. Po kështu u shkri në shtator të vitit 2008 Gjykata dhe Prokuroria, duke i detyruar banorët e Mirditës nga Fani dhe Kurbneshi i largët të kryejnë të gjitha shërbimet në këto institucione në Lezhë.

Klima ndaj biznesit po shtrëngohet, duke e orientuar drejt klientelizmit politik, në të kundërt është i detyruar të falimentojë. Dhe për këtë ka fakte plot, që nga mënyra e përgatitjes së dokumenteve të tenderit, deri tek shpallja e fituesit.

Sapo t’u hedhesh një sy kritereve të vendosura e ti krahasosh ato me subjektin me pranë institucionit, do të shohësh kritere befasuese, dhe firma fituese është e qartë. Gjithsesi biznesi është në vështirësi, ku vetëm në Lezhë nga 993 subjektet që kanë mbyllur aktivitetin, 121 prej tyre vetëm në muajt e fundit, pa i hyrë këtu borxhet që qeveria i ka biznesit në miliona euro.

(*) Fjala në kuvend e deputetit të PS

KOMENTE