Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës, Fluks Në Rritje I Lëvizjes Së Njerëzve Dhe Mallrave Në Të Dy Anët E Kufirit Shqipëri-Kosovë
English

Kukës, Fluks Në Rritje I Lëvizjes Së Njerëzve Dhe Mallrave Në Të Dy Anët E Kufirit Shqipëri-Kosovë

KUKËS, 15 Korrik/ATSH-R.Hoxha/.- Fluksi i lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve të llojeve të ndryshme në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë në rrethin e Kukësit, vazhdon të jetë në rritje duke kaluar çdo parashikim. "Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova mbi 6900 mjete të llojëve të ndryshme, mes të cilave edhe 47 autobuzë, me mbi 24 mijë persona, ndërsa nga Shqipëria kanë hyrë në Kosovë, 4200 mjete me rreth 14 mijë persona", thanë për ATSH-në burime zyrtare të policisë lokale. Ndërkohë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Kosovë 57 mjete të tonazhit të rëndë për tregti, kurse në Shqipëri nga Kosova kanë hyrë 38 mjete të tonazhit të rëndë me mallra të ndryshme. Për përballimin e fluksit të lëvizjes në doganën e Morinit janë shtuar edhe dy sportele kontrolli, ndërsa situata është lehtësuar pas marrëveshjes mes dy shteteve për një kontroll e jo kontroll të dyfishtë, gjë që ka mundësuar edhe eliminimin e radhëve të gjata në doganën e Morinit. Fluksi i lëvizjes në këtë doganë pritet të vijë duke u rritur për shkak se pas kthimit me pushime pranë vendlindjes, kosovarët në masë do t'u drejtohen plazheve të Shqipërisë./s.s./
KOMENTE