Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi Miraton Ngritjen E Komisionit Hetimor Për Masakrën E Tivarit
English

Kuvendi Miraton Ngritjen E Komisionit Hetimor Për Masakrën E Tivarit

TIRANË, 15 Korrik/ATSH/.- Kuvendi miratoi sot pasdite projektvendimin "Për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të masakrës së Tivarit- 1945", nismë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Objekt i kësaj nisme është hetimi parlamentar i një prej pikave më të errëta dhe më enigmatike të historisë së Shqipërisë, tragjike jo vetëm për nga humbjet e mëdha njerëzore të të rinjve shqiptarë, por njëkohësisht nga më makabret për skenarin e inskenuar në realizimin e saj. Kjo nismë, që është në përputhje me Kushtetutën, synon zbardhjen e së vërtetës për këtë masakër, si një detyrim madhor për të përmbushur një kontribut të çmuar të Kuvendit në historinë kombëtare të popullit shqiptar. Me propozim të kryetares Jozefina Topalli, Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Tivarit. Në seancën e sotme plenare, deputetët debatuan gjatë për projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore" të ndryshuar". Në përgjigje të pretendimeve të opozitës se ky p/ligj vjen si një përpjekje për të kontrolluar institucionet, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani u shpreh, se drafti synon të garantojë funksionimin e policisë gjyqësore sipas Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi, si dhe shmangien e rasteve të përdorimit në mënyrë abuzive të këtij institucioni. Nndërsa ministri i Brendshëm, Lulzim Basha tha se "p/ligji ka gjetur dhe konsensusin e institucionit të Prokurorisë". Me debatet u shoqërua dhe diskutimi i projektligjit "për sektorin minerar', që synon të rregullojë veprimtarinë në këtë fushë, duke u përqëndruar në tre drejtime kryesore: garantimi i transparencës dhe konkurrencës së lirë; maksimizimi i fitimeve nga ky sektor, në harmoni me politikat e mbrojtjes së mjedisit. Kuvendi miratoi projektligjin "Për krijimin dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve". Në vijim Kuvendi votoi dhe nuk dha pëlqimin për dekretin e Presidentit të Republikës "Për emërimin e Vexhi Muçmataj në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë"./a.s//n.m/
KOMENTE