Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Makina godet për vdekje kalimtarin, autori largohet nga vendngjarja
English

Makina godet për vdekje kalimtarin, autori largohet nga vendngjarja

Durrës, 15 Korrik, NOA – Një makinë ka goditur për vdekje një kalimtar në rrugë, ndërsa autori i këtij krimi është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Ngjarja e rëndë raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, duke saktësuar se ajo ka ndodhur saktësisht në orët e para duke u gdhirë dita e sotme, në rrugën e vjetër Sukth-Maminas, në afërsi të Fabrikës së Karameleve.

Burimet policore raportojnë se ka qenë një mjet i paidentifikuar, i cili ka goditur me pasojë vdekjen një kalimtar i rastësishëm që kalonte aty në rrugë.

Sipa stë dhënave paraprake të grupit hetimor, mësohet se viktima është e seksit mashkull, e moshës rreth 70 vjeç, ende e paidentifikuar.

Vazhdon kryerja e veprimeve të para hetimore si dhe puna për identifikimin e viktimës dhe autorit të ngjarjes.

n.e/NOA

KOMENTE