English

Merr Flakë Në Kroaci Një Avion Çarter I Nisur Nga Rinasi

TIRANË, 15 Korrik /ATSH/.- Një avion Carter, i cili është nisur sot pasdite nga aeroporti i Rinasit, ka pësuar aksident në Kroaci, konfirmuan për ATSH-në burime zyrtare nga Tirana International Airport (TIA). Sipas mediave kroate, Qendra e Splitit ka marrë thirrjen e urgjencës rreth orës 16.56 minuta nga avioni "Cesna 550", që njoftonte për vështirësi në ulje në aeroportin e Bracit. Si pasojë e vështiresive në ulje, avioni tip Carter ka dalë nga pista, duke marrë edhe flakë. Mediat kroate bëjnë me dije se avioni ishte në pronësi të "Princ Aviation" dhe bëhet fjalë për një biznes të klasit të mesëm. Gjithashtu, theksohet se në avion ndodheshin 3 anëtarë të ekuipazhit si dhe dy pasagjerë, që për fat të mirë, kanë mundur t'i shpëtojnë në kohë plagosjes. Ndërkaq, njoftohet se është ngritur grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti të avionit që do të përshkonte linjën Tiranë -Brac. /gj.m//a.ke/
KOMENTE