English

Meta Pjesëmarrës Në Takimin E Këshillit Ministerial Të Osbe-Së Në Kazakistan

TIRANE, 15 Korrik/ ATSH- A.Gegvataj/. - Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, u nis sot për në Almati, Kazakistan, ku do të marrë pjesë në punimet e mbledhjes informale të Këshillit Ministerial të OSBE-së. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se "në datat 16-17 korrik 2010, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së do të diskutojnë në Almati rreth sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet siguria Euro-Atlantike dhe Euro-Aziatike". Gjithashtu në këtë takim diskutimet do të përqëndrohen edhe tek roli i OSBE-së në parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve si dhe përmirësimit të instrumenteve të saj në këtë fushë. Sipas burimeve zyrtare të MPJ-së, gjatë punimeve të Këshillit Ministerial, Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, do të mbajë një fjalim rreth vizionit të Shqipërisë mbi rolin e OSBE-së në sigurinë e kontinentit Evropian, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Kazakistan, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, do të zhvillojë edhe një sërë takimesh dypalëshe me homologë të tij./s.s./
KOMENTE