Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk paguan kredinë, garanti e denoncon në polici: Banka po m’i mban lekët mua
English

Nuk paguan kredinë, garanti e denoncon në polici: Banka po m’i mban lekët mua

Korçë, 15 Korrik, NOA – I doli garant një miku për të marrë kredi në bankë, por ai nuk po e paguan e në këtë rast banka po ia mban atij lekët.

Një gjë ë tillë duket se e ka mërzitur shumë njeriun që kujtoi se ishte gjë me vlerë t’i bëje nder një shoku, saqë ka denoncuar në polici rastin e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe raportohet nga burimet policore të saj për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se denoncuesi i saj është 34-vjeçari me emrin E.Shishmani, banues i këtij qyteti.

Ai ka paraqitur para tyre ankesën se shoku i tij Erlin Dinellari, 34 vjeç, pasi ka marrë kredi nën garancinë e tij tek banka “Credins” nuk po e paguan atë dhe ndaj ai po detyrohet të paguajë në emër të tij.

Menjëherë forcat e policisë nisën kryerjen e veprimeve hetimore proceduriale në gjendje të lirë ndaj Dinellarit, për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Ndërsa materialet për këtë ngjarje i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE