English

Prokuroria italiane: Maldini, në gjyq për korrupsion

Milano, 15 korrik, NOA – Prokurori italian, Paula Pirotta, kërkoi që të hapet një proces gjyqësor për ish-kapitenin e ekipit të “Milan” Paolo Maldini, i cili është akuzuar për mitmarrje dhe keqpërdorimin e sistemit të përdorimit të kompjuterit.

Ai është pjesë e një hetimi që përfshin shumë njerëz të tjerë për praktikat e paligjshme në lidhje me favorizime të paligjshme në pagesën e taksave.

Në veçanti, janë të sfiduar për parregullsitë Maldini, si edhe zyrtarët e fiskut që kishin raporte me të.

Nga ana e tij, prokurori i çështjes kërkoi që të mbyllej çështja për gruan e ish-mbrojtësit të Milan, i cili ishte akuzuar gjithashtu për korrupsion.

n.e/NOA

KOMENTE