Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria Berluskoni kalon paketën e kursimeve
English

Qeveria Berluskoni kalon paketën e kursimeve

Romë, 15 Korrik, NOA – Qeveria italiane e kryeministrit Silvio Berluskoni ka arritur të miratojë një paketë masash shtrënguese për ekonominë.

Paketa e masave e cila ka si qëllim të rregullojë financat publike të vendit, të prekura nga efektet e krizës globale dhe vetë Berluskoni kishte paralajmëruar se qeveria e tij do të jepte dorëheqje nëse nuk do të miratohej kjo paketë e masave ekonomike me vlerë 25 miliard euro.

Konkretisht, kjo paketë përfshin zvogëlim të buxhetit për sektorin publik dhe një reduktim të thellë të shpenzimeve rajonale.

Opozita nga ana e saj ka qenë kundër kësaj pakete, duke thënë se ajo do të ndikojë direkt në mirëqënien e qytetarëve italianë, ndërsa shpresonte që ajo të mos miratohej për shkak të krizës dhe përçarjeve që ekzistojnë në qeverinë Berluskoni aktualisht.

n.e/NOA

KOMENTE