Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, Ura E Vjetër E Bunës, Tani Edhe Me Semafor
English

Shkodër, Ura E Vjetër E Bunës, Tani Edhe Me Semafor

SHKODËR, 15 Korrik/ATSH-G. Marku/ . - Qarkullimi i automjeteve mbi Urën e vjetër të lumit Buna në qytetin e Shkodrës, tashmë do të komandohet nga semaforët. Për vetë konstruktin dhe përmasat e saj, kjo urë e ndërtuar mbi 100 vjet më parë, ka funksionuar gjithmonë me një kalim, duke mundësuar lidhjen e qytetit të Shkodrës me pjesën tjetër të qytetit, lagjet e Shirokës dhe të Zogajve në breg të liqenit të Shkodrës, si dhe pjesën tjetër të komunës Ana e Malit, përgjatë lumit Buna si dhe me pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, në kufi me Malin e Zi. Rritja e fluksit të qarkullimit të automjeteve, sidomos pas ndërtimit të pikës së re doganore të Muriqanit, ka krijuar jo pak here probleme në lidhje me kalimin në të dy anët e saj. E konsideruar si Ura e Mikpritjes, e vetmja që lidh Shqipërinë me Malin e Zi nga pika doganore e Muriqanit, mbi të qarkullojë me qindra e mijra automjete, jo vetëm nga Shkodra, por edhe rrethe të ndryshme të vendit, si dhe turistëve të huaj që preferojnë të vizitojnë Shkodrën e në përgjithësi Shqipërinë. Në të tilla kushte, Drejtoria Rajonale e Rrugëve, e cila ka nën administrim këtë urë, vendosi në të dy anët e rrugët semaforët, si mjetin më të mirë që do të bëjë të mundur disiplinimin e qarkullimit të automjeteve. Nesti Kiri, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, në një prononcim për ATSH-në, tha se ndërhyrja në disiplinimin e qarkullimit në këtë urë ishte më se e domosdoshme, pasi sezoni i sivjetëm turistik e ka shtuar jashtëzakonisht shumë numrin e automjeteve që qarkullojnë mbi këtë urë. "Jemi në pritje të përfundimit të Urës së re të Bunës, ndër veprat më të spikatura dhe shumë të rëndësishme të këtij profili të ndërtuar deri tani në vendin tonë, funksionimi i së cilës nuk u bë i mundur në kohën e duhur për arësye objektive nga problemet nëntokësore të shfaqura në terrenin e lumit, por për të normalizuar situatën e qarkullimit në urën e vjetër futëm në punë semaforët", tha drejtori Kiri. Sipas tij, me ndërtimin e urës së re, qarkullimi i automjeteve do të jetë tepër komod, pasi përmasat dhe kushtet e saj do të jenë mjaft bashkëkohore, duke i dhënë një shtytje të re shumë pozitive edhe rritjes së fluksit të ardhjes së turistëve, autobusët e të cilëve, çdo ditë e më tepër janë prezent në qytetin verior. Ndërkohë, në lidhje me urën e vjetër, zoti Kiri bën të ditur se ajo do t'i nënshtrohet një rikonstruksioni të përgjithshëm, duke marrë edhe një status muzeal. Gjithsesi, funksionimi i saj do të vijojë të jetë përsëri në shërbim të komunitetit, por, natyrisht tashmë me një numër më të kufizuar automjetesh, kryesisht të vogla, ndërkohë që përparësi do t'i jepet këmbësorëve si dhe qarkullimit me biçikleta, numri i të cilëve në qytetin e Shkodrës është shumë i madh. /s.s./
KOMENTE