Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shorti, caktohen ndeshjet e para të Superligës
English

Shorti, caktohen ndeshjet e para të Superligës

Tiranë, 15 Korrik, NOA - Superliga Shqiptare ka hedhur sot shortin mbi përcaktimin e ndeshjet e para për sezonin e ri që do të startojë më 21 gusht.

Edhe këtë sezon në Superligës do të marrin pjesë 12 skuadra.

Takimet ashtu si vitin e kaluar do të luhen ditën e premte, të shtunë dhe të diel, dhe kampionati do të zhvillohet me tre faza.

Ky short ka përcaktuar që ekipi i Dinamos do të ndeshet me ekipin e Flamurtarit, ndërkohë që ekipi i Bylisit do ndeshet me Vllazninë.

Nga ana tjetër, ekipi i Elbasanit do të ketë një ndeshje me Tiranën, skuadër kjo që kaloi turin e parë eliminator në Europa League.

Këtë vit shorti për Kampionatin e 72-të Kombëtar u hodh nga sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, i ndihmuar nga shefi i sektorit të garave, Ilir Shulku. n.e/NOA

KOMENTE