Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Besa, Përballje Historike Me Olimpiakosin
English

Sport-Futboll/ Besa, Përballje Historike Me Olimpiakosin

- Kavajasit janë një rekord më vete: 12 ndeshje, asnjë fitore, por e ka kaluar gjithmonë një tur - TIRANË, 15 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Besa do të përballet sonte në mbrëmje me Olimpiakosin e Pireut në stadiumin "Qemal Stafa" në orën 20:30, skuadrën më të famshme grekë, në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Me një formacion emergjent (13 lojtarë janë larguar nga fituesit e Kupës së Shqipërisë), trajneri Shpëtim Duro do të synojë të ndalë në "Qemal Stafa" një skuadër me shumë emra të njohur në arenën europiane dhe të drejtuar nga gjermani Evald Lienen. Besa merr pjesë për herë të katërt në një kompeticion evropian, dhe interesant është fakti, që edhe pse kavajasit nuk kanë fituar asnjë nga 12 takimet që kanë zhvilluar, e kanë kaluar në çdo paraqitje të tyre të paktën një tur, falë golave në fushën kundërshtare. Në vitin 1973, në edicionin e Kupës së Kupave, Besa eliminoi në turin e parë danezët e BK Frem (1-1, 0-0), përapara se ajo vetë të eliminohej nga skocezët e Hibernianit (1-1, 1-7). Në rikthimin e saj në Europë, pas 35 vjetësh, në vitin 2008, Besa eliminoi në Kupën UEFA serbët e Bezaninjës: 2-2 dhe 0-0. Më pas u eliminua nga bullgarët e Liteks Loveçit, me dy humbje me të njëjtin rezultat: 0-3. Në vitin 2009, Besa luajti në Kupën Intertoto, në edicionin e fundit të këtij kompeticioni, duke eliminuar skuadrën qipriote Ethnikos Achnas (1-1, 0-0), por nuk e vazhdoi dot garën pasi në turin e dytë u eliminua nga zviceranët e Grasshopersit: 1-2 në Zvicër, 0-3 në Durrës. Bilanci i Besës në Europë numëron 12 ndeshje, 0 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje./s.s./
KOMENTE