Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të drejtat e invalidëve, PNUD jep 820 mijë USD për asistencë
English

Të drejtat e invalidëve, PNUD jep 820 mijë USD për asistencë

Tiranë, 15 korrik, NOA, Blerina Ahmetaj - Brenda dy viteve, në qershor të vitit 2012, ministria e Punës dhe shoqëria civile duhet të kenë zbatuar të gjithë programin mbështetës të konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, e cila është ratifikuar nga qeveria shqiptare në dhjetor të vitit 2009.

Ky program është financuar nga fondi i OKB-së dhe kap vlerën e 820 mijë dollarëve. Marrëveshja u firmos sot nga ministri i Punës, Spiro Ksera dhe Përfaqësuesja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Gulden Turkoz-Cosslet.

Në fjalën e tij, ministri i Punës tha se në përfundim të projektit, rezultatet e pritshme kanë të bëjnë me hapat, që do të ndërmarrë qeveria në fushën ligjore dhe politike për të ratifikuar Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ksera theksoi se projekti do të finalizojë krijimin e autonomisë individuale dhe fitimin e të drejtave të përdorimit të shërbimeve bazë për personat me aftësi të kufizuara me anë të përshtatshmërisë ndërtimore.

Aktorët pjesëmarrës në këtë projekt, si ministria e Punës dhe shoqëria civile do të pilotojnë përshtatshmërinë e një numri të caktuar ndërtesash publike në mënyrë, që ato të mund të përdoren më lehtë nga personat me aftësi të kufizuara.

Në të gjithë vendin, numërohen rreth 128 mijë persona me aftësi të kufizuara.

b.a/NOA

KOMENTE