English

Aksident Në Superstradën Milot-Rrëshen, Në Gjendje Të Rëndë Dy 18-Vjeçarë

LEZHË, 16 Korrik/ATSH-G. Marku/- Tre shtetas janë aksidentuar sot në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Pas verikimit të bërë nga forcat e policisë është konstatuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Benz me targa MR 2905 A, me një mjet tjetër të tipit Benz kamionçinë, me targa LA 5841 A. Siç bëhet e ditur nga Gentian Marku, shef seksioni pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, dy nga të aksidentuarit, 18-vjeçarët Elson Kolmarku dhe Arjan Keli, që të dy banues në Rrëshen, kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e shpejtë./a.s/
KOMENTE