Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 16 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 16 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------ NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU ORLINS - Monitorimi i luftës kundër ndotjes nga nafta të Gjirit të Meksikës ndërkohë që testet e kryera në puse do të mundësojnë ndërprerjen e rrjedhjeve të naftës. TEHERAN - Ndjekje e situatës pas një atentati të dyfishtë kundër një xhamie shiite në juglindje të vendit ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 26 persona dhe 160 të tjerë janë plagosur. TË TJERA -------------- JERUSALEM - I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu në kuadër të përpjekjeve amerikane për rifillimin e negociatave izraelo-palestineze. BEJRUT - Fjalim televiziv i shefit të Hezbollahut me rastin e 4 vjetorit të luftës mes lëvizjes shiite dhe Izraelit. MADRID - Takim i grupit të kontatktit mbi objektivat e mijëvjeçarit, drejtuar nga shefi i lëvizjes spanjolle, Hose Luis Rodriguez Zapatero dhe presidenti ruandez, Paul Kagame, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. TEHERAN - Vazhdojnë reagimet pas kthimit në Teheran, të fizikantit iranian, Shahram Amiri i cili tregoi për rrëmbimin e tij nga shërbimet sekrete amerikane në Arabinë Saudite dhe siguroi se nuk punonte për ndonjë program bërthamor. BISHKEK/OSH - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle dhe homologu francez, Bernard Kushner zhvillojnë një vizitë në Och ku dhuan ndëretnike ka shkaktuar qindra të vdekur në muajin qershor. VARNA (Bullgari) - Nënshkruehet harta e rrugës bullgaro-ruse për gazjelësin ''South Stream'', që konkuron projektin e Bashkimit Evropian ''Nabucco''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE