Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha gjatë përurimit të ujësjellësit të Uznovës: Merkel mbajti premtimin, dyfishoi financimet
English

Berisha gjatë përurimit të ujësjellësit të Uznovës: Merkel mbajti premtimin, dyfishoi financimet

Berat, 16 korrik, NOA – Në turin e tij të inaugurimeve, kryeministri Sali Berisha ishte sot në qytetin e Beratit, ku inauguroi përfundimin e ujësjellësit të Beratit dhe Kuçovës, një vepër e financuar nga qeveria gjermane.

Kreu i qeverisë përuroi dhe fillimin e punimeve për vazhdimin e rrjetit të ujësjellësit nga Berati drejt qytetit të Kuçovës, plot 12.5 kilometra, i mundësuar me një investim prej 4.6 milion eurosh të dhëna nga Banka Gjermane K.F.V. dhe që përmbush nevojat jetike për ujë të pijshëm të 120 mijë banorëve të Kuçovës.

Kryeministri Berisha u shpreh se ndihej i lumtur që ështe bashkë me qytetarët e Kuçovës për të përuruar këtë vepër aq të domosdoshme për qytetarët e Kuçovës.

“Investimi i bankës gjermane K.F.V., i taksa paguesve gjermanë dhe qeverisë gjermane do të mundësojë lidhjen e rrjetit të ujësjellësit të Beratit me atë të Kuçovës, duke furnizuar me ujë të pijshëm të një cilësie të lartë banorët e Beratit”, deklaroi Berisha.

Shefi i qeverisë falënderoi qeverinë gjermane për financimet prej 1 miliard eurosh të dhëna për Shqipërinë në këto vite.

Ai renditi në këtë kontekst investimet e rëndësishme gjermane nga jugu në veri në lëmin e energjitikës, ujësjellësve dhe në infrastrukturë.

“Unë falënderoj këtu edhe kancelaren Angela Merkel, se ajo mbajti premtimin për të dyfishuar mbështetjen financiare ndaj Shqipërisë”.

mit/NOA

KOMENTE