Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irak, viktima të shumta si pasojë e zjarrit të rënë në hotel
English

Irak, viktima të shumta si pasojë e zjarrit të rënë në hotel

Irak, 16 Korrik NOA/ Rid Bulku - Njëzet e nëntë persona, përfshirë këtu edhe katër amerikanë, janë ndarë nga jeta pas një zjarri të rënë në hotelin e Suleimaniya në veri të Irakut.

Lajmi është njoftuar nga vetë drejtori i spitalit lokal. Në mes të viktimave ka dhe gra dhe fëmijë.

Zjarri, i cili u shua vetëm natën, shkaktoi edhe dhjetëra të plagosur. Tre nga të vdekurit u përpoqën të hidheshin nga katet e sipërme të hotelit për t'u shpëtuar flakëve. Fillimisht u fol e numri i viktimave ishte në 40 të tillë.

Zjarri shpërtheu në Hotel Soma, një nga më kryesorët e Sulaimaniyah, qytetit të dytë të Kurdistanit në Irak, ku sipas autoriteteve lokale shkaku ishte një qark i shkurtër elektrik. Zjarrfikësit ndërhyri menjëherë, ku iu desh 7 orë për të mposhtur flakët.

Të plagosurit, ku disa prej tyre janë në kushte të rënda, numërohen në rreth 22 persona. Hetuesit lokalë pohuan se zjarri nuk kishte aspak të bënte me një sulm terrorist. Shumica e viktimave vdiqën nga asfiksimi si rrjedhojë e tymit.

Në mesin e viktimave të huaj, janë katër shtetas të SHBA-së, një filipinas, një kamboxhian dhe një qytetar i Bangladeshit, i cili ishte inxhinieri që punonte për kompaninë e telekomunikacionit AsiaCell.

Sipas disa burimeve të tjera të përfunduar të vdekur kanë qenë edhe shtetas nga Kanadaja, Ekuadori, Venezuela dhe Kina.

r.b/NOA

KOMENTE