English

Iran - Të Paktën 22 Të Vdekur Nga Dy Atentate Kamikaze Kundër Një Xhamie

TEHERAN, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 22 persona u vranë dhe 160 të tjerë u plagosën si pasojë e një atentati të dyfishtë vetëvrasës kundër një xhamie shiite në juglindje të Iranit, sipas një bilanci të publikuar sot nga televizioni shtetëror. "Dy shpërthimet që ndodhën përballë një xhamie shkaktuan 22 të vdekur dhe 160 të plagosur'', deklaroi Ali Mohammad Azad, guvernatori i përgjithshëm i provincës Sistan-Baluçistan. Sipas një bilanci paraprak bëhej fjalë për më shumë se 20 të vdekur dhe 100 të plagosur. Atentati i dyfishtë kamikaz ndodhi dje në mbrëmje pranë xhamisë Jamia në Zahedan, ndërkohë që shumë besimtarë ishin mbledhur për të përkujtuar imam Huseinin, nipin e profetit Muhamet./ /ec/ a.jor.
KOMENTE