Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbetjet Urbane Problem, Zgjidhja Vetëm Nëse Kemi Një Koordinim Dhe Integrim Të Gjithë Faktorëve
English

Mbetjet Urbane Problem, Zgjidhja Vetëm Nëse Kemi Një Koordinim Dhe Integrim Të Gjithë Faktorëve

-Ministri i MMPAU, Fatmir Mediu shprehet gjatë konferencës "Politikat Mjedisore për Riciklim"- TIRANË, 16 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Mbetjet urbane dhe riciklimi i tyre, një nga problemet madhore në Shqipëri kërkojnë zgjidhje dhe koordinim me gjithë faktorët, pasi nismat private për riciklimin e mbetjeve mbeten në nivele të ulta, sepse mungon zinxhiri i i grumbullimit dhe vlerësimit të mbetjeve urbane. Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu vlerësoi sot si problem madhor mjedisor mbetjet urbane në Shqipëri në konferencën "Politikat mjedisore për Riciklim", organizuar nga MMPAU në bashkëpunim me biznesin e riciklimit të mbetjeve urbane. Mediu vlerësoi hartimin e dokumentave strategjike, si Strategjia e Mbetjeve dhe Plani i veprimit për mbetjet, synon të përmbushë angazhimet ne kuader te MSA, Strategjisë Kombetare per Zhvillim dhe Integrim, Programin Afatmesem të Qeverisë 2009-2013, etj. Sipas tij, "në këto dokumente parashikohen objektiva të qarta për riciklimin e mbetjeve, reduktimin e gjenerimit të mbetjeve, nxitjen e teknologjive të ripërdorimit të mbetjeve dhe me kryesorja, riciklimin e mbetjeve, por situata aktuale e iniciativave për riciklimin e mbetjeve tregon se ato jane ende në nivel të ulët". Në këtë drejtim, Mediu tha se, "qeveria por edhe nga vete biznesi, ky sektor duhet të shihet me interes ekonomik por dhe si nje biznes i të ardhmes. Realizimi me sukses i këtij objektivi kërkon patjetër të shoqërohet me programe edukimi mjedisor për publikun dhe familjarët", duke bërë të ditur bashkëpunim me donatorët, ministrine e Arsimit dhe Shkences për përfshirjen në programet shkollore. Mediu cilësoi si shqetësim të madh mjedisor problemin e mbetjeve plastike, metalike e vecanërisht makinat e dala jashtë përdorimit. "Iniciativat për të investuar në riciklimin e veçanërisht të këtyre mbetjeve, përben prioritet për MMPAU", tha ai. Mediu bëri të ditur ngritjen nga qeveria të një grupi pune për mbetjet e makinave të përdorura dhe hartimin e një plan-veprimi për administrimin mjedisor dhe trajtimin e tyre. Përfaqësuesi i Shoqatës së Riciklueseve, Bardhyl Baltëza bëri të ditur se në Shqipëri biznesi ka investuar rreth 100 milion euro në industrinë e riciklimit dhe këto investime janë reale. Sipas tij, " kjo industri funksionon por fatkeqësisht jo me kapacitete të plota, sepse në Shqipëri mungon zinxhiri i grumbullimit dhe i vlerësimit të mbetjeve urbane. Ne akoma nuk e kemi vlerësuar këtë rrymë si lëndë e parë për një industri mjaft të rëndësishme", tha ai. Baltëza tha se "nëse i vëmë të gjitha kapacitetet e industrisë ricikluese sot në Shqipëri, do të realizojmë një proçes mjaft të mirë". Ndërsa vuri në dukje punën e bërë nga qeveria para standardeve të kërkuara nga BE për riciklimin e letrës dhe të plastikës, Baltëza tha se industria private e riciklimit ka kapacitete për të ricikluar rreth 35-40% të letrës, rreth 50% të plastikës, ndërsa bëri të ditur me kënaqësi se "sot po bëhen prova në një fabrikë të re të riciklimit të baterive që janë mbetje të rrezikshme". Përfaqësuesi i Shoqatës së Riciklimit, Bardhyl Baltëza shtoi se "industritë tona funksionojnë në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe qëndror, meqenëse janë të lidhura në furnizmin me lëndë të parë nga shoqëria dhe mjedisi i këtij shteti, ndaj duhet të bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë detyrat tona"./a.ke/
KOMENTE