Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Organizohet “Dita e Modës 2010”
English

Organizohet “Dita e Modës 2010”

AMC mbështet paraqitjen në një sfilatë të punimeve të studentëve

Tiranë, 16 Korrik 2010 NOA/ Milena Selimi - Departamenti i Tekstilit dhe Modës në Universitetin Politeknik të Tiranës organizoi aktivitetin e përvitshëm “Dita e Modës 2010”.

Është viti i gjashtë që ky aktivitet organizohet nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe këtë vit aktiviteti u organizua nga një bashkëpunim i ngushtë më kompaninë më të madhe të komunikimit celular në Shqipëri, AMC.

Dita e Modës 2010 është një aktivitet që organizohet nga studentët e viteve të fundit të studimeve pranë degës së “Inxhinierisë Tekstile dhe Modës.

Aktiviteti ka për qëllim të paraqesë në formën e një sfilate veshjesh që janë ideuar, stiluar, skicuar, prera dhe qepura nga vetë studentet të cilat ndërthurin tendencat e modës, shijet personale dhe informacionin që ata marrin në këtë degë.

Një pjesë e këtyre veshjeve janë projektet e kurseve që këto studentë zhvillojnë gjatë vitit akademik në lëndën e “Modelim Veshjesh”.

Departamenti i Tekstilit dhe Modës është njësi mësimore dhe shkencore e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës i cili mbulon një degë të veçantë të këtij fakulteti, atë të “Inxhinierisë së Tekstileve dhe Modës”.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin të ftuar përfaqësues nga AMC, nga industria e tekstileve, veshjes, të atelieve të modës, shoqatave të stilistëve, studentë dhe staf akademik i Universitetit Politeknik.

Ashtu si edhe në fusha të tjera të edukimit universitar, AMC i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për të përkrahur nismën e studentëve të Universitetit Politeknik dhe ka ndihmuar në realizimin e “Ditës së Modës 2010”.

m.s/NOA

KOMENTE