Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përplasen dy makina, plagoset rëndë pasagjeri
English

Përplasen dy makina, plagoset rëndë pasagjeri

Fushë-Krujë, 16 Korrik, NOA – Ndërsa drejtonte makinën, një shofer ka humbur kontrollin e saj duke u përplasur me një makinë tjetër dhe duke dëmtuar rëndë pasagjerin e saj.

Ngjarja konfirmohet nga burimet policore të Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, autor i saj mësohet të jetë Selim Alla, 58 vjeç banues në Fushë-Krujë.

Konkretisht, ajo ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të vendit të quajtur “Fortesat”, në hyrje të qytetit të Pogradecit, kur ai duke drejtuar mjetin e tij tip Seat Ibiza me targa NZE 3306 duke humbur kontrollin, është përplasur me mjetin tip Renault me targa NBP 6154, me drejtues 48-vjeçarin R.Çela.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur 61-vjeçari N.Gegprifti, i cili udhëtonte si pasagjer me këtë person.

I dëmtuari ndodhet aktualisht në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet rreth tij do t’i kalojnë prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE