Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosën me thikë bodigardin e kazinosë, kapen dy të kërkuarit
English

Plagosën me thikë bodigardin e kazinosë, kapen dy të kërkuarit

Durrës, 16 korrik, NOA – Kanë hyrë në kazino “Admiral” të qytetit të Durrësit dhe pasi janë konfliktuar me bodigardin e kazinosë, e kane plagosur me thikë këtë të fundit duke u larguar në drejtim të paditur.

Madje në arrati e sipër, dy bashkëpunëtorët e ngjarjes së rëndë, kanë tentuar të grabisin edhe një makinë, por nuk kanë arritur të konkludojnë me sukses, pasi janë kapur nga shërbimet e policisë.

Lajmi konfirmohet prej këtyre të fundit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se të ndaluarit janë Armando Zhinga, 21 vjeç, lindur në Burrel e banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar dhe më parë të vjedhje, si edhe 25-vjeçari Armando Berisha, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se në orën 4 të mëngjesit të sotëm, së bashku edhe me një person tjetër, kanë plagosur me thikë në hyrje të kazinosë bodigardin e saj, 26-vjeçarin me inicialet F.M., i cili pas ndërhyrjes së mjekëve, rezulton jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të tretë të përfshirë si autor në këtë ngjarje, kurse materialet për veprat penale të vjedhjes, plagosjes së lehtë me dashje, shkatërrimit të pronës dhe prishjes së qetësisë publike, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE