Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria dorëzon 4 automjete të vjedhura në Itali, Zvicër dhe Danimarkë
English

Prokuroria dorëzon 4 automjete të vjedhura në Itali, Zvicër dhe Danimarkë

Tiranë, 16 Korrik, NOA – Prokuroria e Përgjithshme në vijim të bashkëpunimit me autoritetet homologe italiane, daneze dhe zvicerane ka bërë të mundur kthimin në vendet respektive të 4 automjeteve të vjedhura.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se janë kthyer respektivisht automjetet tip “Bmv m6c” dhe automjeti tip “Audi 5 sline”, në bashkëpunim mes prokurorisë së Shkodrës dhe asaj italiane.

Ndërsa nga bashkëpunimi me autoriteteve daneze dhe prokurorisë së Vlorës, është kthyer automjeti automjeti tip “Benz Mercedes Clk”

Në fund, autoriteteve zvicerane u është dorëzuar nga prokuroria e Tiranës, kthimi i automjetit tip “Audi A 4”.

Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj, konfirmon edhe një herë vullnetin e saj të plotë për kthimin e të gjitha automjeteve të vjedhura të gjendura në territorin e Shqipërisë dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të evitojnë blerjen e makinave në tregje informale apo nga persona të palicencuar për kryerjen e një aktiviteti të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE