English

Prokuroria Rikthen Në Disa Shtete 4 Makina Të Vjedhura

TIRANE, 16 Korrik/ATSH/ -Të paktën 4 makina lukzose, të bllokuara pasi rezultonin të vjedhura u janë rikthyer pronarëve të ligjshëm të tyre në tre shtete të huaja. Lajmi u bë i ditur sot nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat konfirmuan se në bashkëpunim me autoritetet Italiane, Daneze dhe Zvicerane, u realizua kthimi në këto shtete i 4 automjeteve të vjedhura. Sipas prokurorisë, në Itali u rikthye automjeti tip "BMW M6C" dhe automjeti tip "AUDI A 5 SLINE", në Danimarkë automjeti tip "BENZ MERCEDES CLK", ndërsa në Zvicër, automjeti tip "AUDI A 4". Burimet shprehën vullnetin e Prokurorisë së Përgjithshme për luftën kundër trafikimit të mjeteve motorrike dhe kthimin e të gjitha automjeteve të vjedhura që gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu ato bënë apel për qytetarët për të evituar blerjen e makinave në tregje informale dhe nga persona të paliçensuar. Kohët e fundit, Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me autoritet e huaja gjyqësore, ka realizuar kthimin e dhjetra makinave që rezultonin të vjedhura./a.m//n.m/
KOMENTE