English

Shkodër, po hapte një pus, vdes pas rënies nga 21 metra lartësi 36 vjeçari

Shkodër, 16 korrik, NOA – Ishte duke hapur një pus në shtëpinë e fqinjit, por ka gjetur vdekjen duke rënë nga 21 metra lartësi.

Kështu ka gjetur vdekjen sot aksidentalisht rreth orës 10.30, 36 vjeçari Bardhyl Kuçaj.

Babai i dy fëmijëve, banor në fshatin Rrashkullaj, të komunës Gruemirë të Malësisë së Madhe ka qenë duke hapur një pus në oborrin e shtëpisë së bashkëfshatarit të tij.

Policia me të mbërritur në vendngjarje është informuar se ngjarja aksidentale ndodhi pasi viktima ishte duke hapur një pus, dhe pasi ka qenë duke zbritur me kavo, ka rënë nga një lartësi prej 21 metrash duke gjetur vdekjen dhe duke lënë dy fëmijë.

Policia po heton për ngjarjen dhe rrethanat e saj.

mit/NOA
KOMENTE