Vlore: Vritet Me Arme Zjarri Nje 37-Vjecar
					  VLORE, 16 Korrik/ATSH-H. Koçi/. - Nje 37-vjeçar nga Vlora u gjet i vrare duke u gdhirë dita e premte, prane portes se garazhit te tij ne zonen e Ujit e Ftohte, prane Akademise se Marines.
     Burime zyrtare te policise bene te ditur per ATSH-ne se "Kaçandon Shehu,  u gjet i vrare me arme zjarri rreth ores 01.00 te dites se sotme prane garazhit ne nje godine banimi ne lagjen e Ujit te Ftohte". 
     Sipas policise, ai eshte goditur me arme automatike dhe per pasoje ka mbetur i vdekur ne vend. Per momentin nuk ka te dhena per motivet dhe autorin e kesaj ngjarjeje, nderkohe qe grupi hetimor i ngritur me kete rast eshte duke vleresuar te gjitha te dhenat, duke shoqeruar te pakten, 5 persona. /a.ke/ 				
				
				
