Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohen me ngarkesë droge, i shmangen arrestimit në ndjekje policore
English

Zbulohen me ngarkesë droge, i shmangen arrestimit në ndjekje policore

Operacioni, kapen dy persona dhe sekuestrohen 50 kilogramë drogë

Mitrovicë, 16 Korrik 2010 NOA - Arrestohen dy persona dhe konfiskohen 50 kilogramë drogë, policia zbulon se trafikantët ishin një qytetar nga Shqipëria dhe një i dytë nga Kosova.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se zbulimi i trafikut narkotik erdhi pas një plani taktik të organizuar nga Njësia Speciale e Operative ne Mitrovice dhe Njësia për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë se Kosovës.

Përmes aksionit, është bërë i mundur arrestimi i dy personave A. R nga Kosova dhe

E. B nga Shqipëria dhe konfiskimi i 50 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Dy personat e dyshuar me të vërejtur policinë ne pik kontrolli në vendin ndërmjet fshatrave Broboniq dhe Vojtesh, kane tentuar që të ikin me veturën e tyre të tipit Escale, ngjyrë e zezë me targa të New York–ut, SHBA.

Menjëherë janë angazhuar edhe patrulla të tjera policore dhe kanë arritur ta ndalin veturën në fshatin Prekaz i ulët rreth orës 16 :35, detajuan burime zyrtare policore.

Gjate ndjekjes se veturës një patrullë policore ka vërejtur se dy personat e dyshuar ne një vend kanë hedhur diçka nga vetura dhe policia ne atë vend ka gjetur katër (4) thasë najloni të mbushura me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshe 50 kg.

Gjithashtu është kontrolluar edhe vetura e tyre ku janë gjetur edhe disa dëshmi (grimca të marihuanës) të mbetura nëpër veturë.

a.b/NOA

KOMENTE