Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet identiteti i të aksidentuarve në aeroportin e Braçit në Kroaci
English

Zbulohet identiteti i të aksidentuarve në aeroportin e Braçit në Kroaci

Braç, 16 Korrik, NOA – Në bordin e avionit “Cessna 550” i cili u rrëzua dje në afërsi të aeroportit në ishullin kroat Braç ishin Damir Fazliç, 35 vjeç, shtetas i Britanisë së Madhe me origjinë nga Vishegradi i Republika Srpska, i cili është i njohur si biznesmenë shumë i përfolur në Shqipëri. Së bashku me të në avion ka qenë avokati nga Beogradi, Ivan Zogoviç, 62 vjeç, i cili kryen profesionin e tij në SHBA.

Tre anëtarët e ekuipazhit të avionit “Cessna 550” gjithashtu kanë kaluar me lëndime të lehta.

Ekuipazhin e përbënin piloti Zoran Modly (62), piloti Millosh Stanojeviç (33) dhe stjuardesa Senka Vuleliç (28). Fazliç dhe Zogoviç po udhëtonin nga Tirana në Braç, për të kaluar në jahtin luksoze “Nina”, të ankoruar në Boll të ishullit Braç, për të vazhduar rrugëtimin kryq e tërthorë nëpër Adriatik. Policia kroate ka zhvilluar biseda informative, ndërsa gjatë ditës pritet në Braç të arrijë edhe kryehetuesi kroat për fatkeqësi ajrore, Dinko Vidanoviq.

Mediat kroate kanë shkruar sot se Fazliç, ish-këshilltari i kryeministrit boshnjak Ed’hem Biçakçiçit dhe tani këshilltar i kryeministrit shqiptar Sali Berisha, është përfshirë në disa skandale korruptive, ndërsa për veprimtarinë e tij thuhet përkujdeset edhe Prokuroria Kantonale në Sarajevë.

Fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 15.45 kur aeroplani “Cessna 550”, pronë e aviokompanisë “Princ Aviation” nga Beogradi, gjatë aterimit ka tejkaluar pistën në aeroportin e ishullit Braç në Kroaci dhe ka dalë jashtë saj në shkurre dhe ka marrë flakë, por anëtarët e ekuipazhit dhe dy udhëtarët në bord kanë shpëtuar pa lëndime.

NOA-INA

KOMENTE