English

Aksident- Fushe Arrez/ Policia E Shtetit Jep Detaje Te Hollesishme

ME TIRANE, 17 Korrik/ATSH-M. Shkurta/. - Policia e Shtetit dha sot, ne mbremje detaje te hollesishme rreth aksidentit te ndodhur sot pasdite ne Fushe Arrez. Në njoftim, thuhet se "rreth orës 17.00 të ditës së sotme, strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë njoftim se gjatë lëvizjes, në fshatin Dom (Gjegjan) ka dalë nga rruga një autobus me pasagjerë i linjës Fushë Arrës- Durrës me targë PU 13-30 A, me drejtues shtetasin Zef Mark Gjergji, vjeç 45 nga fshati Gojan, komuna Gjegjan e rrethit të Pukës". Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, u ngrit shtabi i punës për menaxhimin e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë Forcat Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat e policisë së zonës, ndërsa u dërguan dhe forca të tjera shtesë të Drejtorive të Policive të Qarqeve Shkodër dhe Lezhë. Për transportimin e të dëmtuarave, u vunë në dispozicion 6 helikopterë nga Policia e Shtetit, ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes. "Nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e daljes nga rruga të mjetit kanë humbur jetën 12 persona, si dhe janë plagosur 16 të tjerë", theksohet ne njoftimin e Policise se Shtetit. Sipas saj, nga hetimet e deritanishme rezulton se drejtuesi i mjetit, Zef Gjergji, ishte i pajisur me leje drejtimi mjeti dhe drejtues mjeti me përvojë shumëvjeçare, por në kohën e udhëtimit kushtet e motit u përkeqësuan". Policia e Shtetit ben te ditur se aktualisht në spitalin e Gjegjanit janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve: Arsen Marku, Paulin Gjoni, Mimoza Hasani, Adem Mustafa, Martin Lleshi, Alma Marku, Albiona Marku dhe nje i paidentifikuar. Ndërkohë, në spitalin e Pukës janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve: Fran Paloka, Gjovalin Pera dhe nje i paidentifikuar. Sipas konfirmimit nga mjekët, ka humbur jetën në spitalin ushtarak dhe drejtuesi i mjetit Zef Gjergji. Në spitalin Ushtarak në Tiranë ku janë transportuar disa të plagosur, po transportohen me helikopter dhe 7 të dëmtuar të tjerë. Aktualisht, në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti të rëndë, përfundon njoftimi i Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. /a.ke/
KOMENTE