English

Angli - Tifozët Që Kthehen Nga Afrika E Jugut Ftohen Të Kryejnë Testet E Hiv

ROMË, 17 korrik /ATSH-ANSA/ - Të gjithë tifozët e futbollit që janë kthyer nga Afrika e Jugut ku mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale jo të mbrojtura duhet të kryejnë testin e HIV. Kjo është iniciativa e një fushate sensibilizimi që sapo ka nisur në Angli nga disa shoqata anti AIDS, që ka si logo një prezervativ me një valixhe dhe një birrë, i quajtur "Beer Goggle Johnny". Gjatë Botërorit, njofton sot BBC, rreth 25 mijë tifozë të skuadrës angleze udhëtuan në Afrikën e Jugut, ku niveli i të prekurve nga AIDS është tepër i madh. "Një i ri në pesë në Afrikë ne Jugut është i infektuar nga virusi dhe në disa zona niveli është një në tre", shpjegon Steve Talor, një nga ekspertët që merr pjesë në këtë fushatë. "Është thelbësore për ata që kanë pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura të kryejnë kontrollet e duhura", shtoi ai. Sipas disa statistikave, dy të tretat e meshkujve dhe një të katërtat e femrave që preken nga HIV, janë infektuar gjatë pushimeve. /e.v/
KOMENTE