Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia E Tiranës, Padi Për Ministrin Dritan Prifti
English

Bashkia E Tiranës, Padi Për Ministrin Dritan Prifti

TIRANA, 17 Korrik/ATSH - Gjergji Mima/ - Ditën e hënë Bashkia e Tiranës do të nisë procedurat për padinë ndaj ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, që akuzoi kryetarin e saj dhe njëherësh dhe kreun e PS-së, Edi Rama, duke j'a shtuar listës së padive të bëra në adresë të përfaqësuesve të mazhorancës. Florjan Serjani, zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, tha sot për mediat para gjykatës së Tiranës tha se "politika e baltës nuk mund të sundojë mbi ligjin", duke shtuar se "ligji do të jetë përgjigja për ata që fyejnë dhe shpifin". Ishte Partia Socialiste e para që deklaroi se do të bënte padi për deklaratat e ministrit Prifti, i cili akuzoi nga foltorja e Kuvendit në seancën plenare të së enjtes, kreun e PS-së për përdorim droge, korrupsion dhe devijime të karakterit seksual. /a.ke/
KOMENTE