English

Ekon-Investimet Ne Rruget Rurale Nxisin Zhvillimin Agrobujqesor

- Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli dhe Artan Hoxha, Drejtor i Institutit për Studimet Bashkohore, deklarojnë për ATSH-në, se financimi i rrugëve dytësore do të rrisë prodhimin bujqësor - TIRANE, 17 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Financimi i projekteve për rindërtimin e infrastrukturës rurale, është një tjetër faktor i rëndësishëm që ka rritur interesin e fermerëve për të investuar në sektorin e prodhimit bujqësor. Sipas statistikave prodhimi bujqësor vendas, gjatë 3-muajve të parë të vitit 2010, u rrit me rreth 2,8%, kndrejt të njëjtës periudhë një vit më parë. Artan Hoxha, Drejtor i Institutit për Studimet Bashkohore, në një prononcim për ATSH-në, vlerësoi këtë tregues si një element të rëndësishëm që lidhet drejtëpërdrejtë me përmirësimin e të ardhurave fermere dhe uljen e importeve për këto prodhime. Sipas tij, "politikat e ndërmarra në mbështetje të feremerit dhe zbatimi i projekteve infrastrukturore për vitin 2010, për të cilët së fundi qeveria ka ratifikuar marrëveshjet e huasë me disa prej bankave të njohura nderkombëtare për pjesëmarrjen në financimin e projektit të rindërtimit të rrugëve dytësore dhe lokale, pritet të sjellë një impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit". Në këtë konteks, vlerëson Hoxha, si një dhe nga ekpertët më në zë të ekonomisë, se projektet e infrastrukturës përbëjnë përparësi zhvillimi jo vetëm të ekonomisë në përgjithësi por veçanërisht për zonat rurale të vendit. -Bujqësia sfida e ekonomisë shqiptare- Financimi i rrugëve dytësore do të rrisë prodhimin bujqësor vendas. Bujqësia është sfida më e madhe jo vetëm duke e parë në raport me sektorët e tjerë të ekonomisë shqiptare, por edhe në aspektin e aspiratës, që Shqipëria tenton të hyjë drejt një klubi ekonomik që është BE, i cili gjysmën e buxhetit të tij, e kalon në politikat bujqësore, me rreth 500 miliardë euro në vit. Për ministrin e Bujqësisë Genc Ruli, ndaj këtij realiteti si integrimi ekonomik e politik që është i pashmangshëm, madje i dëshiruar, duhet t'i përgjigjemi me programe shumë konkrete e ambicioze për prodhimin bujqësor, sepse edhe kushtet e Brukselit, të parapara në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mbi gjysmën e detyrimeve e kanë në fushën e bujqësisë e të mbrojtjes së konsumatorit. "Mbrojtja e konsumatorit, ndoshta është realiteti që na ekspozon më keq, për arsye se në qoftësë në vitet e fundit shohim një përmirësim të dukshëm nga viti në vit , produktet që mund të konkurojmë në tregjet e sofistikuara europiane, cilësia dhe standartet për sa i përket sigurisë ushqimore të konsumatorit, janë ende shumë të ulta"-deklaron ministri Ruli. /a.gj/
KOMENTE