English

Elbasan: Zjarr Në Parkun "Rinia", Zjarrëfikësit Shpëtojnë Pemët Dekorative

ELBASAN, 17 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Një zjarr që ra sot, rreth orës 14.30 në fund të Parkut "Rinia" shumë pranë "Varrezave të Dëshmorëve" në qytetin e Elbasanit, u shua pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrëfikës, duke shpëtuar pemët dekorative të tij. Nëndrejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, Ismail Elezi, i ndodhur në vendin e ngjarjes, tha për ATSH-në se "persona ende të paidentifikuar nga Policia i kanë vënë flakën disa inerteve të hedhura në fund të parkut "Rinia" e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes". Flakët e zjarrit të përhapura me shpejtësi ndërsa dogjën thuajse të gjitha inertet, përfshinë disa pemë dekorative, që fatmirësisht, nuk janë djegur. Mësohet se Policia po punon për gjetjen e zjarrëvënësve./m.sh//a.ke/
KOMENTE