English

Filipine - Të Paktën 67 Të Vdekur Nga Tajfuni ''Conson''

PEKIN, 17 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 67 persona humbën jetën gjatë kalimit të tajfunit Conson në Filipine dhe në jug të Kinës, në ishullin turistik Hainan. Tajfuni që ka shkaktuar të paktën 65 të vdekur në Filipine dhe ka shkatërruar mijëra banesa shkaktoi mbytjen dhe shkatërimin e dhjetëra anijeve, rrëzimin e pemëve dhe ndërprerje të komunikimit. Autoritetet filipine parashikuan se bilanci i viktimave mund të rëndohet sepse 87 persona rezultojnë ende të zhdukur pas tajfunit që goditi të martën ishullin Luçon./ /ec/ a.jor.
KOMENTE