English

Fushe-Arrez- Aksident/ 7 Persona Kane Humbur Jeten

N TIRANË, 17 Korrik /ATSH, M Shkurta/- Të paktën 7 persona humbën jetën në gjatë aksidentit të ndodhur në fshatin Dom në komunën Gjegjan drejt Fushë-Arrëzit, konformoi për mediat ministria e Shëndetësisë. Drejt vendngjarjes janë nisur 15 ambulanca, 2 helikoptere si dhe personel shendetësor në ndihmë të të aksidentuarëve. Në gadishmëri është vënë i gjithë shërbimi mjekësor i spitalit lokal të Fushë- Arrëzit, ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po punojnë për të shpëtuar pasagjerët e tjerë. Drejt vendngjarjes janë nisur drejtuesit e Shtabit të Emergjencës, zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj si dhe forcat dhe mjetet e shpëtimit të Emergjencave Civile. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot pasdite kur një autobuz me pasagjerë, i nisur nga Tirana drejt Fushë-Arrëzit, doli nga rruga duke përfunduar në humnerë nga një largësi 400-500 metra në lumin Fan. Ende nuk dihet numri i pasagjerëve që udhëtonin me këtë autobuz, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. /n.m/
KOMENTE