English

Fushë-Arrëz: Del Nga Rruga Autobuzi, Bie Ne Humnere

RE TIRANË, 17 Korrik /ATSH, M. Shkurta / - Një autobuz me pasagjerë, i nisur nga Tirana drejt Fushë-Arrëzit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë nga një largësi 400-500 metra në fshatin Dom të komunës Gjegjan sot pasdite. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe po punojnë për të shpëtuar pasagjerët që udhëtonin me këtë autobuz. Në gadishmëri është vënë i gjithë shërbimi mjekësor i spitalit lokal të qytetit të Fushë- Arrëzit. Drejt vendngjarjes janë nisur me urgjencë edhe mjetet e shpëtimit të Emergjencave Civile. Ende nuk dihet numri i pasagjerëve që udhëtonin, ndërsa mendohet se nga kjo ngjarje, ka viktima dhe të plagosur./a.ke/
KOMENTE