Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë, hapet nje dyqan ku shfryhen femrat
English

Kinë, hapet nje dyqan ku shfryhen femrat

Shangai, 18 korrik 2010, NOA - Një qendër tregtare kineze në Shenyang (Kinë) ka hapur një dyqan të veçantë, ku çdo femër mund të shfryjë inatin e zemërimin ndaj objekteve pa u shqetësuar që po i thyen ato. Mekanizmi është mjaft i thjeshtë: dyqani u lejon të gjithave femrave që duan të shfryjnë inatin e tyre, ti prishin ato, duke përdorur një shkop bejsbolli. Hapësira e dyqanit është ndarë në zona të ndryshme të cilat imitojnë ato të një shtëpie: dhoma e gjumit, salloni, banja, së shpejti edhe kuzhina. Wang Jingyu, menaxher dhe hartuesi i këtij biznesi deklaron se ai donte ti krijonte këto hapësira për ti dhënë mundësi femrave të "vijnë dhe të ndjehen si në shtëpi, pa kufizime dhe pa u shqetësuar për atë çka shkatërrojnë".

Wang vë në dukje se të gjitha objektet në dyqanin e tij, janë të vërteta, zakonisht të dorës së dytë ose të prishura; kush dëshiron mund të grisë dhe letra, ose të “fluturojë” pjata.

Wang i ka kushtuar kujdes të veçantë sigurisë së grave, në fakt, para se të hyjnë në “shtëpi” ato vishen me veshje të veçantë për të shmangur dëmtimin. Koha e shfryrjes së zemërimit, inatit është e limituar: një minutë.

Për të tërhequr klientët Wang thotë se kushdo që bën një blerje të paktën 5 euro, nuk paguan për shfryrjen.

Konsumatoret më të shpeshtë janë studentet dhe femrat në karrierë të inatosura nga problemet në punë, apo nga problemet financiare.

Në hyrje të dyqanit në një tabelë të madhe shkruhet : "Ndalohet hyrja për meshkujt”.

a.e./NOA

KOMENTE