Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lezhe: Ne Kerkim Personat Qe Hapen Zjarr Kunder Policie
English

Lezhe: Ne Kerkim Personat Qe Hapen Zjarr Kunder Policie

LEZHË, 17 Korrik/ATSH-G. Marku/- Dyshimet e para për personat që shkëmbyen zjarr me forcat e Policisë sot pasdite në fshatin Balldre të qarkut të Lezhës, lidhen me grabitjen e disa shtetasve malazesë, disa ditë më parë në këtë aks rrugor, bënë të ditur për ATSH-në burimet e Policisë së qarkut të Lezhës. Pak orë më parë një person humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit nga bashkëudhëtarët e tij në automjetin tip Benz me targa TR 7870 R kundër forcave të Policisë, që ndoqën mjetin, pasi drejtuesit nuk ju bindën urdhërit për të ndaluar. Burime nga Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë bëjnë të ditur se "gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vrarë një person minoren i moshës 15-16 vjeçare, me inicialet A.S, që gjendej në automjetin prej të cilit u qëllua në drejtim të policisë". Forca të shumta të policisë së Lezhës dhe Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhur në ndihmë nga Shkodra janë vënë në ndjekje të pjesëtarëve të tjera që gjendeshin në automjet, të cilët janë larguar drejt thellësisë së fshatrave përreth. Nga verifikimet e para, bëjnë të ditur burimet e Policisë, dyshohet se personat në fjalë mund të jenë të përfshirë në ngjarjen e pak ditëve më parë, ku u grabitën disa shtetas malazezë që udhëtonin në këtë aks rrugor./n.m/
KOMENTE