English

Lezhë, Shkembim Zjarri Me Policine, Një I Vdekur

TIRANË, 17 Korrik /ATSH - M.Shkurta / - Një person ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pas një shkëmbim zjarri me policine në qarkun e Lezhës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, ku një makinë me targa TR 7870 R, në të cilën ndodheshin 4 persona, nuk i është ndalur patrullës së policisë. Sipas informacioneve të para, mësohet se "gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe personave më makinën me targa të kryeqytetit, ka mbetur i vdekur një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur". Personat e tjerë që ndodheshin në makinë, mundën të largohen nga vendngjarja, ndërsa forca të shumta policie janë vënë në kërkim për arrestimin e tyre. /a.ke/
KOMENTE