Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis konkursi “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë”
English

Nis konkursi “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë”

Tiranë, 17 Korrik 2010 NOA - Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë” për vitin 2010.

Konkursi është i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë këtij viti, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në çështje të lidhura me ekonomiksin monetar, stabilitetin financiar, integrimin ekonomik të Ballkanit në Evropë, veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, sistemin bankar shqiptar dhe ekonominë në përgjithësi.

Çmimet që do të jepen janë si më poshtë:

1. Çmimi i parë 250.000 lekë

2. Çmimi i dytë 200.000 lekë

3. Çmimi i tretë 150.000 lekë

Rregullat e pranimit

1. Në konkurrimin për Çmimin e Guvernatorit për Diplomën më të Mirë, mund të marrë pjesë çdo student i diplomuar gjatë vitit 2010, në një nga çështjet e ekonomiksit monetar, stabilitetit financiar, integrimit ekonomik të Ballkanit në Evropë, veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, sistemin bankar shqiptar dhe ekonominë në përgjithësi.

2. Temat duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe ose në atë angleze.

3. Afati i fundit i dorëzimit të temave është data 15 shtator 2010.

4. Studentët që dëshirojnë të aplikojnë për marrjen e Çmimit duhet të paraqesin në formë elektronike në adresën e e-mail -it public@bankofalbania.org ose të paktën në 2 kopje të shtypura në adresën postare të Bankës së Shqipërisë (Sheshi “Skënderbej, Nr.1, Tiranë, Shqipëri ), dokumentet e mëposhtme :

· një letër ku shprehet interesim i studentit për të konkurruar për Çmimin në fjalë;

· Curriculum Vitae;

· abstraktin dhe një përmbledhje të shkurtër të gjetjeve kryesore;

· emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin/fakultetin përkatës;

· temën e diplomës.

Tema e dorëzuar duhet të plotësojë kriteret e një pune shkencore. Ajo mund të jetë në formën e një teme diplome, diplome pasuniversitare (master) apo në formën e një tezedoktorature (PhD).

Për përzgjedhjen e temave fituese, ngrihet një komision i posaçëm vlerësimi shkencor, pranë Bankës së Shqipërisë. Në rast se njëri nga anëtarët e komisionit është edhe udhëheqës i një teme konkurruese, ky anëtar nuk mund të votojë për këtë temë. Komisioni vendos me mirëkuptim për kandidatët që propozohen për Çmimin. Vendimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është përcaktues.

Faza e shikimit të punëve, mbi të gjitha, do të vlerësojë cilësinë dhe origjinalitetin e tyre.

Fituesit e çmimeve të mëparshme dhe punonjësit aktualë apo ata që kanë punuar më parë në Bankën e Shqipërisë, janë të përjashtuar nga çfarëdolloj pjesëmarrjeje në këtë aktivitet.

Nëse tema ka fituar një çmim tjetër apo është dorëzuar për të konkurruar edhe për çmime të tjera, atëherë këto fakte duhet të shkruhen në aplikim. Gjithashtu, pjesëmarrësit duhet të njoftojnë komisionin këshillues shkencor të Bankës së Shqipërisë nëse në temat e tyre ka pasazhe, të cilat janë publikuar më parë.

Nëse komisioni i posaçëm i vlerësimit arrin në përfundimin se asnjëra prej punëve të dorëzuara nuk i plotëson kriteret për të fituar Çmimin, atëherë komisioni mund të propozojë që të mos jepet asnjë çmim apo të jepen vetëm një ose dy çmime, në vend të tre të mundshme.

Banka e Shqipërisë gëzon të drejtën, por nuk është e detyruar të publikojë temat fituese, në formë të plotë apo të reduktuar, pa pagesë shtesë kundrejt fituesve.

Banka e Shqipërisë rezervon të drejtën të ftojë fituesit e çmimeve për të prezantuar punët e tyre; fituesit e çmimeve duhet t’i kryejnë prezantimet pa pagesë. Banka e Shqipërisë ka të drejtën të publikojë njoftime për shtyp në lidhje me shpërndarjen e çmimeve.

Duke dorëzuar punët, pjesëmarrësit duhet të pranojnë termat dhe kushtet e lartpërmendura. Dhënia e çmimeve nuk përfshin detyrime të tjera për Bankën e Shqipërisë.

Punët, të cilave nuk i jepet asnjë çmim do t’i dërgohen autorëve të tyre pas përfundimit të përzgjedhjes.

r.n/NOA

KOMENTE