English

Rekord i llotarisë, 42 milionë euro në Francë

Paris, 17 korrik, NOA - Një rekord i ri i lotarisë evropiane “Euromilion” është shënuar në Francë, me tërheqjen e një kombinimi numrash që fituesit i ka siguruar mbi 42 milionë euro.

Kjo është shuma më e madhe që ka fituar një fitues i vetëm në historinë e "Euromilion"-it në Francë.

Biletat e lotarisë "Euromilion" shiten në Austri, Britani, Belgjikë, Francë, Irlandë, Luksemburg, Portugali, Spanjë dhe Zvicër.

Rekordi i kësaj lotarie vazhdon të mbetet në Spanjë, ku fituesi me fat, vitin e kaluar, mori një shumë prej më se 126 milionë eurosh.

NOA/RFE

KOMENTE