English

Sport-Futboll/ Bosnja Rrezikon Pjesëmarrjen Në Eleminatoret E Euro 2012

TIRANË, 17 Korrik /ATSH/.- Përfaqësuesja e Bosnjes, kundërshtare e Shqipërisë në eleminatoret e kampionatit Evropian të vitit 2012, që do të zhvillohet në Ukrainë e Poloni, rrezikon pjesëmarrjen e saj në këtë aktivitet. Federata e Futbollit në Bosnjë rrezikon pezullimin nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s, pasi ka refuzuar kërkesën për të reformuar statutin e saj, sipas disa agjenci lajmesh. Radioja shtetërore e Bosnjës njoftoi se dështimi për të zëvendësuar presidencën trepalëshe të Federatës Boshnjake të Futbollit me një president të vetëm, do të çojë në pezullimin e ekipeve të Bosnjës nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. Tifozët e futbollit kanë protestuar kundër strukturës organizative të Federatës së Futbollit në Bosnjë, ndërsa disa lojtarë kanë bojkotuar ekipin kombëtar. /gj.m/a.s/
KOMENTE