Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Edgar Cani Pranë Kalimit Tëk Empoli Në Serinë B
English

Sport-Merkato/ Edgar Cani Pranë Kalimit Tëk Empoli Në Serinë B

TIRANË, 17 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/. - Sulmuesi shqiptar i Palermos, Edgar Cani është objektivi i ri i Empolit në Serinë B italiane. Ditë më parë, ekipi toskan i ka kërkuar atij siçilian informata rreth sulmuesit shqiptar. Ekipi i Palermos është treguar i gatshëm për të biseduar rreth mundësisë së huazimit të 20 vjeçarit. Në sezonin e fundit, Cani ishte angazhuar në dy ekipe, në vjeshtë te Padova e në pranverë te Piaçenca. Përveç Empolit, për ish-futbollistin e Askolit dhe Peskaras interesim ka shprehur edhe Sassuolo, e cila po ashtu garon në Serinë B italiane. Ndërkohë duket se një shqiptar do të luajë sezonin e ardhshëm me Palermon. Ekipi siçilian posedon kartonat e Canit dhe Ujkanit, por i vetmi që pritet të qëndrojë është Pajtim Kasamin. Ky fakt konfirmohet nga që mesfushori i ri shqiptar po zhvillon me ekipin fazën përgatitore në Austri. Dhe pikërisht atje, në ndeshjen e parë miqësore që Palermo zhvilloi kundër ekipit lokal të Bad Kleinkircheim, Kasami shënoi një tregolësh dhe i dha një asist Makarones. Pershtypjet e para për shqiptarin ishin shumë pozitive nga i gjithë stafi siçilian. Ndërkohë kosovari Shqipron Skeraj ka kaluar me sukses provën tek skadra e Bundesligës gjermane Bielefeld. Janë duke u zhvilluar bisedimet rreth kontratës dhe pritet të përfundojnë para se Bilefeld të shkojë jashë Gjermanisë për fazën stërvitore. Nëse bëhet ky kalim atëhere Bilefeld do bëhet kolonia e re shqiptare në Bundesligë me një sërë futbollistësh si Berisha, Skeraj dhe Mustafi./a.s/
KOMENTE