Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmetet, Fenomeni Natyror Që Po Trondit Gjithnjë E Më Shumë Botën
English

Tërmetet, Fenomeni Natyror Që Po Trondit Gjithnjë E Më Shumë Botën

TIRANË, 17 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Përshtypja se numri i tërmeteve është shtuar ka tërhequr vëmendjen dhe ka alarmuar njerëzit, por shkencëtarët thonë se me gjithë përshtypjen e krijuar, ende u duhet ta provojnë nëse ky numër është rritur. Numri i tërmeteve rreth globit mbetet konstant, me gjithë lëkundjet, thote Volfgang Frederich, profesor i shkencave që merren me studimin e tokës pranë universitetit Ruhr në Bohum. Statistika nga programi i SHBA për vëzhgimet gjeologjike të tërmeteve, tregojnë se numri i atyre midis shkallës 7.0 dhe 7.9 Rihter ka mbetur në dekadën e fundit mjaft konstant, me një mesatare prej 13 tërmetesh në vit. Në këtë periudhë kohe nuk ka pasur më shumë se katër tërmete të shkallës 8.0 deri në 9.0 ballë, ndërsa numri i tronditjeve të vogla që janë matur është thuajse i pafund, thotë Fridrih nga Universiteti Ruhr. - Rrethi i zjarrit Toka përbëhet nga katër shtresa: nga shtresa e brendshme, shtresa e jashtme, manteli dhe korja. Korja dhe manteli i sipërm krijojnë litosferën, një shtresë me trashësi 50 km dhe kjo përbëhet nga të ndara që quhen pllaka tektonike, që dihet që e ndryshojnë pozicionin dhe kanë shumë defekte. Shumica e tërmeteve ndodhin përgjate vendeve me defekte. "Pllakat mund të levizin horizontalisht ose vertikalisht, në atë mënyre që një pllakë leviz nën një tjetër", thote Fridrich. Shumica e tërmeteve ndodhin në zonën e Paqësorit, të njohur si Rrethi i Zjarrit, një rajon që rrethon bregdetin e Oqeanit Paqësor përgjatë vendeve si Zelanda e Re, Japonia, Alaska dhe Kili. - Koinçidence apo lidhje? Sipas Fridrihut, modelimet sizmologjike dhe kalkulimet matematikore të shtypjeve dhe të presioneve kanë treguar një rritje të presioneve në pjesë të tjera të botës, pasi ndodh një termet. Kjo, e kombinuar me të dhëna statistikore ka krijuar një teori, që tërmetet e mëdha si ato të fundit në Haiti dhe Kili mund të rrisin presionin në një pjesë tjetër të pllakës tektonike dhe ta ulin në një pjesë tjetër, duke shkaktuar potencialisht një tërmet pasues në një pjesë tjetër të botës. "Problemi është qe duhet ta provosh se kjo nuk është koinçidence, gjë që është me të vërtetë e vështire," thotë ai. Disa shkencëtarë janë relativisht të siguritë, që pas një tërmeti, presioni rishpërndahet në pjesë të tjera të një pllake tektonike. Por lidhja e këtij efekti me një tërmet të dytë, të mëvonshem nuk është kaq e thjeshtë, thonë ata./n.m/
KOMENTE