English

Tirane: Zjarr Në Një Makinë, Nuk Ka Të Lënduar

TIRANË, 17 Korrik/ATSH/.- Një makinë u përfshi nga flakët e zjarrit sot në Tiranë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Gjithçka ndodhi paraditen e së shtunës në zonën e Laprakës kur automjeti tip Land Rover, u përfshi brenda pak minutash nga flakët e një zjarri, në kohën kur brenda saj nuk kishte njeri. Shërbimet zjarrëfikëse që shkuan në vendin e ngjarjes mundësuan shuarjen e flakëve që ishin përhapur në makinë dhe që e kishin dëmtuar thuajse të gjithën. Zjarri në makinë shkaktoi për disa momente kaos në trafikun e kësaj zone në dalje të Tiranës, por se situata më pas është normalizuar. Mësohet se policia ka nisur hetimet mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.m/f.n/
KOMENTE