Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Mot I Nxehtë Dhe Kushte Të Favorshme Lundrimi
English

Vlorë: Mot I Nxehtë Dhe Kushte Të Favorshme Lundrimi

VLORË, 17 korrik/ATSH-H.Koçi/.-Moti i nxehtë me vlera në rritje të temperaturave, do të dominojë gjatë ditës së sotme në gjirin detar të Vlorës. Kjo do të shoqërohet edhe me përqindje të lartë të lagështisë në ajër që pritet të arrijë vlerën maksimale deri në 72 përqind, si dhe me një nivel avullimi deri në 6 përqind. Kushtet e lundrimit do të jenë të favorshme për të gjitha mjetet, ç'ka ka bërë që mbi 20 peshkarexha të dalin çdo ditë për gjueti në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 35-37 gradë celsius dhe ato minimale në 20-22 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi do të lundrojnë sot drejt portit italian, në orët e mesditës. /a.s/
KOMENTE