Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet në pronat e jezuitëve në Romë, një tabllo e re e Karavaxhos
English

Zbulohet në pronat e jezuitëve në Romë, një tabllo e re e Karavaxhos

Romë, 17 korrik, NOA – Një tabllo e re e Karavaxhos mësohet të jetë zbuluar së fundmi, pikërisht në kremtimet për katërqind vjetorin e vdekjes së artistit të madh italian.

Këtë fakt e ka zbuluar pikërisht revista studimore Observatori Roman, e cila ka publikuar në faqe të parë, një tabllo të Karavaxhos.

Revista njofton se ka nisur studimet tashmë mbi një tabllo të Shenjtorit Shën Lorenc, e gjetur në Romë, në pronat e mikeshës së Jezusit, Maria Magdalenës.

Michelangelo Merisi nga Karavaxho ishte një nga artistët e mëdhenj të Rilindjes Italiane, i cili e shfaqi aktivitetin e artistik në qytetet e Romës, Napolit apo edhe në Maltë.

Ai ishte një nga nxënësit e Ticianit, dhe pikturoi më së shumti ndërtesat e Romës, afresket e kishave, e kudo ku kishin nevojë për penelatat e tij.

Thellësisht emotiv në tabllotë e tij të pikturuara me një realizëm dramatik, Karavaxho bëri që të influencohej nga arti i tij edhe shkolla baroke e pikturës.

Karavaxho i famshëm në të gjallë të tij, kish humbur krejt pas vdekjes derisa në shekullin e 20-të u zbulua se rëndësia e artit të tij qëndron në faktin se me pikturën e Karavaxhos, nisi edhe piktura moderne.

mit/NOA

KOMENTE