Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anulohet turneu “Goldtrail” në Turqi dhe Greqi, bllokohen turistët britanikë
English

Anulohet turneu “Goldtrail” në Turqi dhe Greqi, bllokohen turistët britanikë

Britani e Madhe, 18 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku -- Gjashtëmbëdhjetë mijë turistë britanikë të braktisur në Turqi dhe Greqi, ku kjo pas dështimit të turneut Goldtrail, i specializuar në udhëtimet në këto dy vendet. “Kompania ka anuluar të gjitha aktivitetet”, - njoftoi operatori britanik me anë të një shënimi të shkurtër.

Autoritetet e Aviacionit Civil Britanik kanë ndërhyrë duke njoftuar se të gjithë turistët do të kthehen nga pushimet me anë të fluturimeve të tjera. Për sa i përket atyre të cilët sa janë nisur, ata duhet të heqin dorë nga ky udhëtim.

Dështimi i këtij udhëtimi nga kjo kompani e specializuar për pushime në Mesdhe ka krijuar shqetësime të shuma tek turistët anglez.

Megjithë ndërhyrjen e institucionit të aviacionit britanik, i cili ka siguruar sjelljen në shtëpi të pushuesve pa fat, problemet do të prekin ata që organizuan udhëtimin e tyre me operatorin e turneut dhe akoma nuk ishin nisur.

Kështu, të gjitha biletat e nënshkruara nga Goldtrain, faktikisht kanë humbur vlefshmërinë e tyre.

r.b/NOA

{youtube}OU8h5ofWsMA{/youtube}

KOMENTE