Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në 4 familjet e tragjedisë: Në zi, jo vetëm ju por e gjithë Shqipëria
English

Berisha në 4 familjet e tragjedisë: Në zi, jo vetëm ju por e gjithë Shqipëria

Kryeministri vizitoi sot katër familjet e viktimave të aksidentit rrugor të ndodhur ditën e djeshme në Fushë Arrëz

Fushë Arrëz, 18 Korrik 2010 NOA/ I plotë - Kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar familjen Mustafa në Fushë Arrëz, e cila nga kjo tragjedi ka humbur tre pjesëtarë të saj. Kryeministri theksoi se ky ishte një aksident i rëndë dhe humbja e tre familjarëve të dashur është një tragjedi dhe dhimbje e madhe për familjen Mustafa, e cila ndodhet në zi, por sot në zi ndodhet e gjithë Shqipëria.

“Jemi të gjithë së bashku për ta përballuar këtë gjëmë. Uroj që të gjeni forcën dhe kurajon për të përballuar këtë dhimbje të madhe” është shprehur Kryeministri.

Më pas Berisha ka vizituar dy familje të tjera në fshatin Shkozë. Familjen Gjini dhe familjen Marku, të cilët gjithashtu kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur nga aksidenti i rëndë rrugor. Kreu i qeverisë ka ngushëlluar të afërmit e familjes Marku për humbjen e madhe.

“Për ju si vëlla për nënat, motrat, burrat, kjo është dita më e zezë e jetës. Dita më e rëndë më e vështirë. Çfarëdo që të shprehin fjalët ato nuk mund të shprehin pikëllimin e madh për humbjen e nënës, djalit, për humbjen e të dashurve tuaj. Por këtë dramë e fatkeqësi e ndani sot me të gjithë shqiptarët, të cilët qajnë e luten për ju. Uroj që ata që të plagosurit që janë në spital të shërohen sa më shpejt. Ne do bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar. Të gjithë shqiptaret do donin të ishin këtu me ju, për të marre copëza dhimbje nga dhimbja juaj. Ne çdo vatër shqiptare, sot zija juaj është dhimbja e vërtetë”.

Ngushëllimet e tij Kryeministri i ka shprehur edhe tek familja Gjini: “Erdha për të ndarë këtë dhimbje me ju, e cila nuk përshkruhet me fjalë. Asgjë nuk e kompenson dot humbjen e Paulinit dhe të tjerëve që u ndanë nga jeta dje. I gjithë populli ka qenë me ju, pasi aksidenti ishte shumë tragjik. I nderuar për jetë kujtimi i djalit tuaj”.

Më pas Kryeministri ka ngushëlluar edhe familjen Frroku, familja e shoferit të autobusit, i cili humbi jetën pasi mbërriti në Spitalin Ushtarak. Kryeministri tha se : “Kjo është një gjëmë shumë e rëndë, zi shumë e madhe, të cilën e ndani jo vetëm me njeri tjetrin, por me gjithë shqiptarët. Uroj të gjeni forca për t’i dhënë kurajë familjes të kalojë këtë dhimbje të madhe”.

a.b/NOA

RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE

SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA

Zbardhen shkaqet e tragjedisë rrugore me 14 të vdekur

Berisha te familja Marku: Fatkeqësia, të gjithë shqiptarët qajnë me ju

Ngushëllimet në familjet e viktimave, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë

Krasniqi: Kosova ndan me Shqipërinë dhimbjen për aksidentin

Gjendja kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi i tij në Sanatorium

Tragjedia e rëndë, e pranishme edhe në mediat e huaja

Familja Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat

Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet

Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare
KOMENTE