Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E rrallë, gruaja ngel dy herë shtatzënë brenda një jave
English

E rrallë, gruaja ngel dy herë shtatzënë brenda një jave

SHBA, 19 korrik 2010, NOA - Një grua në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngjiz me dy fëmijë, por jo binjakë. Angie Cromar, 34 vjeçe ka ngelur dy herë shtatzënë në një javë.

34 vjeçarja është lindur me një sëmundje të rrallë e quajtur didelfot. Kush vuan nga kjo lloj sëmundjeje ka dy mitra. Gjatë lindjes së dy fëmijëve të parë gruaja nuk ka pasur problem të tillë.

Por, këtë herë, së pari u ngjiz me fëmijën e parë dhe pas një jave është fekonduar dhe mitra tjetër duke ngelë shtatzënë për herë të dytë.

Ishte i pari mjeku që bëri njoftimin, pasi vuri re se që të dy fetuset kishin faza të ndryshme zhvillimi: njëri ishte pak më i zhvilluar se tjetri. "Unë jam shtatzënë 6 javë dhe 1 ditë në njërën mitër dhe 5 javë e 4 ditë në tjetrën" - tha me krenari nëna e ardhshme përpara gazetarëve lokalë. "Nuk mendoj se ka më shumë se 100 raste të tilla në botë" - thotë Dr. Terry, gjinekologu i gruas - "Ishte një surprizë e madhe për mua kur zbulova këtë dopio shtatzëni. Angie bën pjesë në këtë grup të vogël, ku probabiliteti i një shtatzënie të tillë është një në një milion" Cromar punon si infermiere në maternitet, dhe e di mirë se cilat mund të jenë rreziqet për fëmijën që është fekonduar më vonë.

"Unë jam pak nervoze, sepse nuk di saktësisht se çfarë do të ndodhë, edhe pse në të njëjtën kohë jam e ngazëllyer se do të sjell në jetë dy fëmijë të mrekullueshëm", -përfundon Angie.

a.e./NOA

KOMENTE